Shteti italian planifikon të pajisë me dokumente të gjithë emigrantët që punojnë në sektorin e bujqësisë, ku në vendin fqinj ka mijëra shqiptarë që përfitojnë nga kjo.
Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri njofton disa nga masat që qeveria do të fillojë në favor të bizneseve gjatë javës me dekretin “Relaunch Italia” ose “Rilancia Italia”.
Sipas tij, marrëveshja për rregullimin e emigrantëve në sektorin bujqësor është arritur, ku pranë aplikimit të punëdhënësit do të ketë edhe aplikimin e punëtorit, i cili do të marrë një leje të përkohshme gjashtëmujore, të konvertueshme në një leje pune për nënshkrimin e kontratës, por me kontrolle më të rrepta që vërtetojnë se ai ka punuar më parë në sektorin e bujqësisë.
Nënshkrimi i këtij projektligji prej 55 miliardë eurosh tashmë është njoftuar për tre javë nga ministri.