Lajmi i rëndësishëm për lejet e qëndrimit ne Itali nga Ambasada shqiptare

837
0

Ambasada e Shqipërisë në Itali njoftuar shtetasit shqiptarë në Itali se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë pandemisë, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020.

Ambasada e, thekson se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, shprehet Ambasada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.