Vjen lajmi i mirë nga Italia, hapen dy aeroporte te medha, ndersa me 17 maj..

2590
0

Qeveria italiane ka njoftuar se do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars, hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe Faza 2 e pandemisë, në të cilën parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në document, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.