Skip to content

Kim Jong Un shfaqet në publik, Trump: Kam dicka per te thene..

    Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është rishfaqur në publik, pas tre javësh spekulime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe pasi u përfol se kishte nderruar jete.

    Ai u pa i buzëqeshur dhe në formë të mirë shëndetësore.

    Kim u shfaq për të prerë shiritin në një fabrikë fertilizimi në Sunchon të premten, me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majit.

    Agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA, shkruan se prej pranisë së tij “që të gjithë pjesëmarrësit duartrokitën furishëm dhe thirrën ‘jetë të gjatë’.

    Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se mund të flasë me Kim Jong Un gjatë kësaj fundjave, pasi mediat shtetërore koreano-veriore publikuan fotografi, duke sugjeruar daljen e tij në publik këtë të premte.

    “Do të kemi diçka për të thënë në momentin e duhur”, iu tha Trump gazetarëve gjatë konferencës së mbrëmjes nga Shtëpia e Bardhë.

    Po ashtu asi bëri me dije se gjatë kësaj fundjave do të ketë takime dhe telefonata me disa liderë botërorë.

    Kim u shfaq për të prerë shiritin në një fabrikë fertilizimi në Sunchon të premten, me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majit.