Ne rregullat e reja te udhëtimeve ajrore me shume mundesi do të përfshihet edhe ajo e mbajtjes se një maskë për çdo pasagjer.
Diten e hënë kompania JETBLUE njoftoi se, nisur nga 4 maj të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të venodsin një maskë mbrojtëse gjatë udhëtimit.
“Vendosja e një maske mbrojtese nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetes por për të mbrojtur ata që janë përreth jush,”- tha Joanna Geraghty, presidente dhe shefe operative e JetBlue, në një deklaratë. “Kjo është etiketa e re ajrore”.
JetBlue tha se ne rregullat e saj e re do të kërkojë nga pasagjerët të mbajne një maskë që mbulon hundën dhe gojën gjatë gjithë udhëtimit, përfshirë gjatë kontrollit, fluturimit.
Pasditen e së hënës, American-i njoftoi se do të sigurojë maska për fytyrën, si dhe dezifektantë ose xhel, për pasagjerët. Shpërndarja e maskave të fytyrës do të fillojë në fillim të majit dhe do të zgjerohet në të gjitha fluturimet aq shpejt sa lejojnë furnizimet dhe kushtet operative.
Në orën 19:00, të hënën, Delta tha se do të kërkonte nga të gjithë punonjësit të mbajnë maska duke filluar nga sot.
Sa për udhëtarët, “ne po i inkurajojmë klientët tanë të mbajnë maska dhe do t’i vendosim ato në dispozicion në sportelet e biletave, portat dhe aeroplanët,”, tha një zëdhënës i Delta.
Sara Nelson, presidentja e Shoqatës së Stuartëve , tha vazhdimisht të hënën, në Twitter dhe në forume të tjera, që agjensitë federale duhet të kërkojnë maska për pasagjerët e linjës ajrore.
Pas njoftimit të JetBlue, Nelson ka postuar në Twitter: “Punë e mirë, JetBlue duke qënë linja e parë ajrore amerikane që ndërmori këtë hap të përgjegjshëm. Ndërkohë, ne i inkurajojmë të gjithë pasagjerët që vullnetarisht të vendosin maska gjatë udhëtimit. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje DOT dhe HHS që të mandatojnë maska për të gjithë ekuipazhin, punonjësit dhe pasagjerët në aeroporte dhe aeroplanë”.
Në Kanada, Ministri i Transportit të Kanadasë njoftoi më 17 prill se, nga 20 prilli të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të vendosin maska mbrojtëse për fytyrën në aeroportet Kanadeze.