Kreu demokrat Lulzim Basha, teksa ka ndërmarrë nismën “Po të Dëgjoj”, ka shkuar sot në familjen e Entonit, ku flasin për problemet ekonomike. Basha nga ky takim ka shpërndarë një video në profilin e tij në rrjetet sociale.
Në një moment, kreu i opozitës i drejtohet me fjalët “Tani një pyetje fare intime, e ke në dorë vetë të përgjigjesh apo jo”,duke e pyetur: A mund t’i hedh një sy frigoriferit dhe raftit të ushqimeve?
“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme.” – shkruan Basha në Facebook.