Nuk donte qe vajza e tij te rritej me babain mbipeshë, 45 vjeçari pëson ndryshimin e madh (Foto)

633
0

Një baba 45 vjeçar nga Roçesteri i SHBA, ka humbur në peshë vetëm për faktin se vajza mund te ndihej keq në të ardhmen se kishte një baba të shëndoshë.

Karl Prodrik, kishte shtuar në peshë së fundmi pasi konsumonte shumë sanduiça dhe ëmbëlsira në autogrillat ku ai ndalonte ndërsa punonte si shofer kamioni.

Karl tha se arsyeja e dobësimit ishte vajza e tij, Rubi, e cila përgatitej të shkonte në shkollën fillore. I shqetesuar se ajo do të tallej për shkak të tij, ai vendosi që të binte menjëherë nga pesha.

Ai u shpreh:
Kur vajza ime Rubi e cila tashmë është 13 vjeç do të fillonte shkollën, unë fillova të shqetësohem për peshën time. Unë nuk doja të bëhesha shkaku që ajo të ngacmohej nga të tjerët. Rubi nuk e kishte përmendur kurrë peshën time për mua, por unë nuk ndihesha rehat ta merrja atë nga shkolla në madhësinë që isha.”

Në moshën 33 vjeçare, Karl pa që linja e belit të zgjerohej në 162 cm ndërsa indeksi i masës së trupit të tij i përdorur për të matur një peshë të shëndetshme, u rrit në 62.5, në krahasim me limitin e rekomanduar të Shërbimi Kombëtar i Shëndetit prej 24.9.

Karl arriti të humbte 63.5 kilogramë në vetëm 10 muaj, pastaj u pasua me një anashkalim të stomakut, duke humbur 88.9 kilogramë.

Tashmë Karl është bërë një frekuentues i rregullt i palestrës, duke shkuar së paku pesë herë në javë dhe është vendosur të marrë pjesë në London Landmarks Half Marathon në Mars për të mbledhur para për aktivitetin Research Cancer, pasi humbi nënën e tij nga kjo sëmundje.