Ndryshim drastik i motit/ Vjen i ftohti polar! Ja ditët më të ftohta të javës..

1656
0

Ne muajin shkurt do te vije dhe i ftohti polar. Meteorologia Adiola Bani tregon për Report Tv se vendi ynë prej mbrëmjes së të martës do të përfshihet nga një rënie e menjëhershme e temperaturave duke arritur deri në -7 gradë celsius në zonat malore.

E enjta dhe e premtja do të jenë ditët më të ftohta, ku në kryeqytet temperaturat do të arrijnë në -2 gradë celsius. Përgjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut e të dëborës.

“Përsa i përket temperaturave të larta do të vijojnë edhe ditën e martë, muaji shkurt ka nisur me temperatura të larta, por duke qenë se gjatë pasdites së ditës së martë dhe kryesisht gjatë natës do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash, qe do të sjellin reshje shiu në territor.

Parashikohet në fakt që të kemi dhe rënie të menjëhershme të temperaturave edhe gjatë mëngjesit edhe gjatë mesditës gjatë ditës së mërkure, duke bërë që në zonat malore, mëngjesi të zbresë në -5 gradë celsius ndërsa mesdita deri në 12 gradë Celsius.

Kjo rënie e temperaturave do të vijojë edhe ditën e enjte dhe ditën e premte që do të jenë edhe ditët më të ftohta të javës që vjen , duke bërë që në zonat e thella malore vlerat minimale të zbresin në -7 apo -8 gradë celsius por edhe kryeqyteti do të jetë në vlera negative, -1 apo -2 gradë Celsius gjatë ditës së premte.

Pasditja e ditës së martë dhe kryesisht dita e mërkurë do të jenë me reshje ku ditën e mërkurë në pjesën më të madhe do të jenë reshje në formën e dëborës duke qenë se kemi dhe rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.

Por dita e enjte sjell përmirësim gradual të motit, reshjet do të mbetet të fokusuara në zonat malore dhe do të jenë në sasi shumë të pakët në formën e dëborës ndërsa duke filluar nga e premtja e në vijim do të kemi kryesisht mot të kthjellët në të gjithë territorin”-u shpreh meteorologia Adiola Bani.