Një tjetër tërmet me magnitudë 6.5 goditi Puerto Riko në orët e para të ditës së sotme
Tërmeti goditi në afërsi të qytetit Tallaboa në bregdetin jugor të ishullit, me orën lokale 03:24 a.m. EST në një thellësi prej 10 kilometrash.
Forca e tërmetit fillimisht u raportua si 6.6, por u rishikua poshtë. Autoriteti i Energjisë Elektrike raportoi një ndërprerje të energjisë në tërë ishullin, duke thënë në Twitter se termocentralet kishin aktivizuar mekanizmat e tyre të mbrojtjes dhe kishin dalë jashtë shërbimit.
Tërmeti vjen një ditë pasi një tërmet 5.8 goditi rajonin jugor të territorit amerikan, i cili ka parë një varg tërmetesh ditët e fundit.