Meteorologët japin lajmin e ri, ja çfarë pas acarit të këtyre ditëve, nga 15 ditëshi i dytë pritet…

3611
0

Duke qenë se jemi dhe në mesin e dimrit, meteorologët parashikojnë kjo të jetë një javë e ftohtë, .

“Temperaturat të hënën do të kenë rënie të ndjeshme. E hëna dhe e marta parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të kësaj jave, ku termometri do të zbresë në -10 apo -11 gradë në zonat malore.

Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në vlera negative. Tirana mund të shkojë edhe në -2 gradë. Përjashtim bën Saranda, e cila mund të shënojë vlerën 1 apo 2 gradë”, shprehet  Lajda Porja, meteorologe.

Në 15 ditëshin e parë të janarit nuk do të kemi ndonjë çudi përsa i përket reshjeve, do të jenë shumë pak të pranishme.

“Ky i ftohtë do të qëndrojë shumë pak, për dy ose tre ditë e më pas temperaturat do të vijnë në rritje graduale përgjatë dy javëve të para të janarit”, vijon Porja.

Masat ajrore me origjinë polare e kanë përfshirë prej disa ditësh një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Kryesisht Europa qëndrore dhe perëndimore, Gjermania, Franca, Austria, po përjetojnë të ftohtë të acartë. Ndërkohë ne kontrast me Evropën, Australia po përvëlohet nga zjarret.

“Përgjithësisht janari do të ketë shumë ditë me mëngjese të ftohta, por pa reshje. Episodet me reshje 24 apo 48 orëshe janë spostuar në 15 ditëshin e dytë të janarit”, përfundon meteorologia.