Ndodhi mrekullia në Australi: Nisin reshjet e shiut

927
0

Astralia po përballet prej ditësh me flakët e mëdha në një pjesë të madhe të territorit të saj.

Mirëpo një lajm i mirë ka ardhur më në fund nga Australia. Në Uellsin e Ri Jugor kanë rënë disa reshje shiu dhe zjarrfikësit e grupet e shpëtimit nuk mund të ishin më të lumtur sesa kaq.

Kevin Valdiviezo, i cili është pjesë e ekpieve të shpëtimit, ka hedhur në “Twitter” një video që tregon nisjen e reshjeve të shiut dhe lumturinë e zjarrfikësve. “Zot, je i mrekullueshëm”, shkruhet sipër videos.

Mbase rreshjet kanë qene të mjaftueshme për zonën ku është bërë video, megjithatë situata në pjesën me të madhe të Australisë vazhdon të jetë kritike edhe pse mësohet se temperaturat janë në rënie