Aktorja e njohur ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale duke e ndarë kështu me të gjithë fansat e saj një lajm të ëmbël.
Me anë të disa disa fotove të saj të fundit, aktorja turke Feride Çetin, ka njoftuar se është shtatzënë për herë të parë.
40-vjeçarja turke është shprehur mjaft e lumtur, por gjininë e fëmijës nuk e ka bërë akoma publike.
Feride Çetin u martua me skenaristin turk Murat Ozer në tetor të këtij viti.
Për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur me rolin e Zehrës, tek ‘Hercai’.