Rama flet për herë të parë në “Rai 1” për humbjen e të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçit

2058
0

Kryeministri Rama në një intervistë televizionin italian “Rai 1” , foli për herë të parë për humbjen e të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçi.

I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që në nantën e 26 nëntorit ka humbur jetën edhe e fejuara e djalit të tij, Gregut, por nuk ka preferuar të flasë për këtë pjesë.

Gazetari: Zoti kryeministër, nga ngjarja e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?

Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u  gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën.

25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.

I ftuar në “Porta a Porta” Rama foli për ngjarjen e tërmetit dhe atë çka la pas, ndërsa bëri thirrje për sensibilizim për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Kemi nevojë për solidaritet, që në të vërtete që në çastin e parë u aktivizua nga Italia dhe me të vërtetë unë ju jam mirënjohës të gjithëve. Doja të falënderoja me zemër të gjithë ata që erdhën, sepse ata janë heronjtë e vërtetë sepse rrezikuan jetët e tyre.

Jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit që të jetë një fillim i bukur, sepse bukuria mund të shërojë shumë më shpejt traumat dhe plagët e thella, dhe për këtë arsye unë vij sot dirket nga Samiti i NATO-s dhe u bëra thirrje të gjithëve vendeve që të japin një kontribut së bashku përmes një konference të madhe të donatorëve.

Pati një përgjigje mjaft inkurajuese, sepse me fondet tona njerëzisht është e pamundur ta bëjmë të gjithë këtë. Besoj bota nuk do të na lerë vetëm, Evropa nuk do të na lerë vetëm”.