Tre ditë më parë kampioni kombëtar i boksit Klevis Çelaj, tregoi historinë e tij në emisionin “Historia ime”. Ai madje u prek kur foli për në kushtet e vështira dhe shpërblimin e vogël prej 14 mijë lekësh që kishte marrë për titullin kampion .
Klevisi ishte ftuar sot sërish në studion e emisionit ku mori lajmin që do i ndryshojë jetën.
Në një lidhje telefonike, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska tha: “Bashkia e Vlorës mori angazhimin që në të ardhmen Klevisi të jetë pjesë e klubit të Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si gjithë kampionët që janë në klub”
I pyetur nga moderatorja e emisionit sa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.
Mirela Milori: 62 mijë? Pra 600 mijë lekë të vjetra?
Viron Toska: Po, në muaj!
Klevisi i emocionuar u shpreh se lekët e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.