Flet sinoptikania: Ja si parashikohet moti në ditët në vijim

1711
0

Sipas sinoptikanes Adiola Bami, nga dita e hënë, reshjet e shiut, vranësirat dhe moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë gjatë gjithë javës që vjen.

“Kjo situatë me vranësira do të mbetet deri në orët e pasdites ku parashikohet që të kemi fuqizim të vranësira, kryesisht gjatë orëve të vona të pasdites dhe gjatë natës duke na sjellë shira kryesisht në Jug të vendit dhe më pas gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.

Në fakt parashikohet që edhe dita e hënë të mbetet me vranësira dhe reshje shiu thuajse gjatë gjithë ditës vetëm në orët e mbrëmjes ditën e hënë do të na sjellë përmirësim të motit por që do të jetë e përkohshme pasi dita e martë do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira ndërsa e mërkura do të na sjell sërish shirat në territori që do të jenë deri në fundin e kësaj jave pavarësisht se nuk do të përfshijnë të gjithë territorin”, tha sinoptikania Adiola Bami.

Nëntori pritet të mbyllet me temperature normale të cilat pritet të jenë 2-3 gradë celcius më të larta.

“Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet për sa i përket reshjeve të shiut, të ketë plotësuar kuotën mujore për pjesën më të madhe të territorit ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se vlerat normale klimatike kryesisht vlerat e mesditës pasi do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale klimatike”, tregon Bami.