Mësohet sëmundja e pashërueshme nga e cila vuan këngëtari Ledri Vula

3277
0

I njohur si këngëtari i hiteve, Ledri Vula, është një nga këngëtarët më të pëlqyerit të momentit, por edhe ndër më simpatikët.

Kohët e fundit ai ka tërhequr vëmendjen për shkak të disa njollave në lëkurën e tij.

Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë disa foto, të cilat sipas “Gazeta Metro” hedhin dyshime se Ledri vuan nga një sëmundje e quajtur Vitiligo.

Ajo konsiston në tjetërsimin e ngjyrës së lëkurës, duke e bërë të bardhë në zona të ndryshme të trupit, kryesisht në duar, fytyrë dhe në këmbë.

Vitiligo është një lloj sëmundje kronike, jo ngjitëse, nga e cila ka prekur deri në 2% e njerëzimit.

Kjo gjë nuk është konfirmuar nga këngëtari mirepo sinjalet e tregojnë atë

Vitiligo njihet si sëmundje e pashërueshme për momentin, e cila me kalimin e viteve çon në zbardhjen e zonave të tëra të lëkurës, por që nuk ka pasoja për jetën, përveçse herë pas herës shkakton kruarje.