Rudina Dembacaj krijon ‘një parti politike’: Më mirë vonë se kurrë, u bëra e zgjuar.. (Video)

1049
0

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin e saj “Mos i fol shoferit” se ka nisur punën që kur ka qenë 17-vjeç por ka theksuar se deri më tani nuk ka arritur asnjë gjë.

Me ironi ajo është shprehur se ‘ka krijuar’ një parti politike, që të përfitojë pa u lodhur, por që në fakt ka vetëm një anëtar, Rudina Dembacajn.

“Unë kam punuar që 17-vjeç, deri më tani që jam 32-vjeçe. Kam bërë vetëm një vit pushim, ku linda gocën. Me punë e përpjekje leshtë.Leshtë asgjë nuk ka arritur. Ore kur ju them leshtë… Mendova që të behem e zgjuar. Më mirë vonë se kurrë, kam hapur një parti, që në fund të fundit dhe më në fund edhe unë të jetoj si gjithë dynaja dhe pa u lodhur shumë. Si mendoni ju kam bërë mirë? Partia ime është një parti shumë interesante sepse ka plot një anëtar, jam vetëm unë. Partia ime është parti shumë e thejshtë për t’u menazhuar, ia bëj rup sup vetes, i vetmi rast kur Rudina Dembacajt i mbyllet haleja.”, u shpreh ajo ndër të tjera në monologun e saj në emisioni “Mos i Fol Shoferit”.

Rudina Dembacaj është ndarë nga burri i saj Aleksi dhe tashmë është në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frrokun. Ajo i është futur rrugës së biznesit pasi po drejton një biznes privat, restorant, e cila është në pronësi të ish-deputetit.