500 fëmijë performuan falas në stadiumin e ri, prindi: Nuk i dhanë as ujë për të pirë

876
0

Rreth 500 fëmijë performuan gjatë ceremonisë së inaugurimit të stadiumit të ri “Air Albania” para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

Në disa pamje nga lart, dukej se performancave nuk arriti nivelin e lartë, pasi rrathët nuk ishin në proporcionet e duhura. Megjithatë ata ishin fëmijë dhe emocionet me siguri që kanë bërë të tyren.

3 muaj stërvitje për një performancë disa minuta në stadium dhe e gjitha kjo ka kaluar pa as më të voglin shpërblim, madje as për të ndjekur ndeshjen por u janë mohuar edhe nevojat bazike…

Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpër thyer në rrjetet sociale.

Ai deklaroi se fëmijët e tyre u përdorën si lecka dhe më pas i larguan nga stadiumi me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha për këngëtarët që u paguan mijëra euro atë mbrëmje për të performuar playback.

Ai tha:

“Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live”