3 muaj pas ndarjes, Roberti flet për kthimin me Norën: Pak aty e pak këtu..

693
0

Para tre muajsh Roberti bëri publik ndarjen nga bashkëshortja e tij Nora Istrefi me nje postim ne rrjetet sociale. Kjo ndarje u fol shumë në mediat shqiptare duke u shoqëruar dhe me komente të shumta

Mirëpo ne intervistën e fundit dhene per emisionin “Glamour Zone”, këngëtari foli për një kthim të mundshëm me Norën duke qene se ato akoma nuk janë ndarë akoma zyrtarisht por me sa duket e kanë lënë hapur një mundësi për ribashkim.

“Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç tha edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s’je”, u shpreh Roberti.

Roberti gjithashtu bëri deklaratën e papritur kur tregoi se ndonjëherë jeton me Norën dhe gocën dhe ndonjëherë vetëm.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renees”, u shpreh Roberti.