Rama fton shqiptarët në sheshin “Skënderbej”, çfarë do të ndodhë më datë 16-17 nëntor

731
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme i ka bërë një ftesë të gjithë qytetarëve.

Rama i fton qytetarët që në 16 dhe 17 nëntor të bëhen bashkë në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet një takim i madh për bujqësinë.

Ai tregon se shqiptarët që punojnë tokën do të jenë aty me produktet e tyre më të mira ushqimore.

“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.