Gjyshi i Alvinit jep version tjetër për largimin e vajzës së tij: Ja çfarë më tha kur e pyeta pse e bëre

2247
0

Babai i nënës së Alvinit, Valbona Berishës, Ymer Çira i cili jeton në Gjermani ka folur ne nje videotelefonate për televizionin Top Channel duke dhënë një version tjetër nga ai i Afrim Berishës për arsyet e largimit të saj nga shtëpia.

Ai tha se Afrim Berisha nuk sillej mire duke përzënë disa herë nga shtëpia atë dhe ajo donte të largohej sa më larg tij.

Ai gjithashtu shpreson qe ta takojë sa me shpejt nipin e tij dhe ta mbaj dhe një herë në preher pasi Alvini ia ka kërkuar këtë gjë edhe babait të tij.