‘Mos e lini vajzën time jetime, ajo po rritet në çdo derë..’, çfarë i kërkoi gjygjtarëve Marjana

1458
0

23 vjeçarja Marjana Çmeta, ditën e djeshme u njoh me vendimin ndaj saj për 32 vjet heqje lirie.

Ajo duke mohuar akuzat iu drejtua trupit gjykues me kerkesen për një vendim të drejtë pasi është dhe prind i një vajze dhe sipas saj ajo ka nevojë për nënën e saj.

‘E nderuar Gjykatë! Moralisht dhe shpirtërisht jam e shkatërruar. Nga akuza për të cilën po gjykohem.. Dua të them që jam nënë e një vajze 2 vjeçare, e cila lindi dhe po rritet në çdo derë pa nënën e saj. Unë para vetes dhe zotit jam e pafajshme. Ju lutem vini dorën në zemër. Per konfrontimin me të ndjerën Lirie Lami, unë mbaj përgjegjësi të plotë, por jo për këtë akuzë që po akuzohem sot. Ju lutem mos e lini vajzën time jetime. Bëni që ajo të rritet e lumtur dhe me nënë. Ju jeni vetë prindër dhe e dini çdo të thotë të kesh nënë. Besoj tek drejtësia dhe se do të jepet një vendim i drejtë ndaj meje’, tha në sallën e gjyqit, Marjana Cmeta.