Pas caktimit të emrit të stadiumit të ri kombëtar ‘Air Albania’, menjëherë kanë nisur aludimet mbi ceremoninë e hapjes e cila pritet të mbahet në 17 nëntor në ndeshjen me Francën
Një portal shkroi dje se qeveria nuk ka shpensuar para të shumta edhe për show-n që do shoqërojë inagurimin zyrtar stadiumit ‘Air Albania’. Sipas portalit në fjalë, ai që dë të fitonte me shume do të ishte moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea.
Ardit Gjebrea do të marrë 180 mijë euro për 3 këngë që zgjatin vetëm 8 minuta, shkruante portali.
I menjëhershëm ka qene reagimi i Arditit duke përgënjeshtruar lajmin, i revoltuar.
‘Hajde hajde po ku e gjetët kët mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjieshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin’, shkruan Arditi në Instagram.