Parlamenti zgjodhi 2 anëtarët e Kushtetueses, reagon BE dhe Ambasada e SHBA

559
0

Pas votimit të sotëm në Kuvend, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Bashkimi Europian nëpërmjet një statusi të shkurtër në twitter ka përgëzuar hapat e ndërmarrë për ngritjen e këtij institucioni.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”

Po ashtu një status në twitter ka shperndare dhe ambasada amerikane ne Tirane:

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, thuhet në statusin e ambasades në Twitter.