Rikthehet shiu dhe stuhitë, rrezik për përmbytje, ja si pritet të jetë moti

1108
0

Territori vendit tonë sot pritet të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Meteorologia e njour Adiola Bani tha se pjesa perëndimore do të preket nga shira me intensitet të lartë dhe rezikohet nga përmbytjet.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 22ºC.