Basha u bë me vilë të re/ Nard Ndoka habit me deklaratën e tij: Të hetohet, ai është pa….

1249
0

Ish-deputeti Nard Ndoka, ka folur dje rreth çështjes së shumë përfolur të zhvendosjes së kryedemokratit Basha në kompleksin e Agron Papulit dhe surprizën që i rezervuan dje qytetarët e Korçës me banderolat “Welcome Luli”.

Sipas kreut Demokristian këto janë antimitingje, tipike të partisë komuniste të kryeministrit që i përgjigjet sulmit me sulm. “Vetë kryeministri në fakt, nuk ka vilë, por ka bunkier. Basha është bërë i pasur me punë.” theksoi Ndoka.

Por a është e pranueshmë kjo në një moment ku vetë Lulzim Basha sulmon oligarkët  dhe vetë merr vilë në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës dhe në kompleksin e një oligarku që ai vetë e ka sulmuar?

Sipas Nard Ndokës, çdo lloj lëvizje financiare mund të vërtetohet lehtësisht, për aq kohë sa Basha është pa mandat. “Le të hetohet. Lulzim Basha pa mandat është dhe çdo lloj lëvizje mund të vërtetohet në sistemin financiar. Me aq informacion sa kam unë, çdo gjë është e qartë si në dritën e diellit”.