Dy murgesha mbesin shtatzënë gjatë misionit në Afrikë

988
0

Kisha Katolike nisi këtë javë një hetim për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje ku dy murgesha misionare mbetën shtatzënë duke punuar në kontinentin Afrikan.

Sipas agjensise së lajmeve Ansa, njëra prej tyre, kryemurgesha, është shtatzënë prej disa javësh, ndërsa tjetra është transferuar në qytetin e Palermos për të lindur fëmijën.

Ky ska ndal i dyfishtë ka shkaktuar shqetësim në rradhet e Kishës, tha një burim nga Roma për gazetën “The Sun”.

“Ka nisur një hetim pasi dy murgeshat kanë thyer rregullat strikte të Kishës Katolike”, shprehet i njëjti burim.