Përfaqësuesja italiane i beson portën portierit shqiptar

1094
0

Kombetarja italiane U17 do të jetë një nga skuadrat ekampionatit të Botërorit të sapofilluar në Brazil dhe në portë titullar është një djalosh shqiptar.

Marco Molla ishte një nga djemtë më të spikatur të skuadrës që arriti në finalen e Europianit, edhe falë pritjeve të tij.

Lindur në Itali por me origjinë shqiptare nga Shkodra, i gjatë rreth 192 cm, ai shihet si një nga talentet më të mëdha në Itali si portier.

Falë fizikut por edhe teknikës që disponon, Molla ka një ngjashmëri sportive me portierin e Atl Madridit, Jan Oblak, pikë referimi për  djaloshin shqiptar

Edhe pse ka lindur në Itali, Marco ka luajtur me Kombëtaren kuqezi në disa ndeshje, por më vonë ka preferuar atë italiane edhe pse ai nuk ka harruar të marrë pasaportën shqiptare, dhe një rikthim i tij në Kombëtaren e madhe sipas vetë familjes së tij është ende i mundshëm.