Kthehet ne shtepi dhe gjen nje objekt te çuditshem të ngulur ne mur

347
0

Agjentët Federal të Aviacionit po hetojnë një incident në Kentucky, ku një objekt misterioz ra nga një avion dhe u rrëzua në rulotin e një burri.

Tommy Woosley tha kur u kthye në shtëpinë e tij në Burgin, Kentucky, të shtunën, zbuloi se muri i jashtëm ishte dëmtuar.

Duke ecur brenda shtëpisë së tij, Woosley zbuloi një objekt ‘vendosur në mur’.

“Mendova se e ka hedhur ndonjë qëllimisht aty,” tha Woosley për Courier Journal.

“Pasi pashë me vëmendje shenjat mbi objektin dhe këndin nga vinte, më bëri lëmsh fare.” Woosley e përshkroi objektin si “shumë të rëndë për madhësinë”.

Ai më pas mendoi të njoftonte autoritetet menjëherë.

Mendohet se sendi ka rënë nga një avion që fluturonte mbi rulot. Por ende nuk përcaktohet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.