Lypte rrugëve për të ndihmuar nënën e saj, studentja e shkëlqyer merr lajmin e mirë

1424
0

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, u trajtua një histori mjaft prekëse teksa një studente 21-vjeçare e shkëlqyer në mësime, lypte rrugëve të Tiranës për të mbledhur para për nënën e saj 56 vjeçare e cila ka nevojë për një operacion i cili kushton 15.000 mijë euro.

“Do të bëja gjithçka për mamin. Prandaj kur erdhëm këtu në Tiranë unë mora një vendim. Ka qenë një vendim i vështirë për mua, sepse i trembesha gjykimit të njerëzve. Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë çtë duan. S’e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkruajta. Pastaj mora mamin në karrocë dhe dolëm në rrugë për të kërkuar para, për protezën”, u shpreh Fatbardha.

Pasi mbaron mësimet ne universitet, Fatbardha shtyn nënën me karrocë nëpër rrugët e Tiranës. Por që sot 21-vjeçares nuk do i duhet më të lypë sepse në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ajo ka marrë një lajm shumë të mirë.

Një shqiptar që jeton në Amerikë, me emrin Astrit Kerkuti nga Dibra e Madhe, ka marrë në telefon në studion e emisionit dhe ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e nënëns së vajzës