E shkarkuan nga puna, ja ku vendos ta bëjë intervistën Adi Krasta

2582
0

Pas shkarkimit nga Televizioni ‘’News 24’’, shoqëruar me mjaft debate lidhur me censurën dhe lirinë e medias, rishfaqet gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta.  

Por kësaj herë jo më në një ekranet televizive, por në një hapësirë krejtësisht të lirë

Ai publikoi në profilin e tij në rrjetet sociale se sot do të intervistojë ish-aktoren e njohur, shkrimtaren dhe mjeken Anisa Markarian.

Moderatori njoftoi se ai do të bëjë një intervistë me Markarianin te Instituti Hidrologjik në orën 20:00, por pavarësisht kureshtjes së fansave të tij se në cilën media do të transmetohet intervista, prezantuesi i njohur nuk ka dhënë informacione të tjera për këtë pyetje.  

Njoftimi i Adi Krastës:

Anisa Markarian kthehet në Tiranë si autore. Sonte në 20:00 do e intervistoj në Institutin e Studimeve Hidrologjike.