Pas debatit me babain dhe njerkën, ikën nga shtëpia/ Djali i bën surprizën nënës në studio

1040
0

I humbur 3 muaj më parë, Vasil Nexha, pas një debati me babain e tij, largohet nga shepia duke humbur gjurmet.

Pas hatërmbetjes me të atin dhe njerkën, Vasili u largua nga shtëpia e të atit në Greqi ku jetonte pas divorcit të prindërve.

Nëna e tij e shqetësuar për djalin e saj, i drejtohet emisionit “Pa gjurmë” dhe aty ndodh surpriza.

Djali mbërrin në ambientet e Report TV, nënë e bir takohen sërisht live në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’.

Surpriza e ka perlotur dhe befasuar nënën e tij: Zemra e mamit i thote ajo teksa e perqafon djalin e saj.