Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka lënë jashtë listës së grumbulluarve të kombëtares për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për EURO2020, kapitenin Mërgim Mavraj, mefushorin Taulant Xhaka si dhe bomberin e sulmit Armando Sadiku.
Në konferencën për shtyp mbajtur sot në FSHF, trajneri zbuloi edhe listën e të grumbulluarve dhe sqaroi arsyet e këtij vendimi.
“Mavraj ka për të bërë një operacion në krah. Më ka kërkuar pushim. Sadiku ka kërkuar pushim për probleme familjare ndërsa Xhaka nuk është grumbulluar, kam folur i kemi sqaruar gjërat. Dua të njoh lojtarët e rinj si Selhai dhe Seferi”, tha Edi Reja.
I pyetur se pse ka grumbulluar kater portiere, tekniku italian tha se kjo ka të beje me kundërshtarin pasi edhe Turqia ka grumbulluar kater portier.