Tym në kabinë, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

837
0

Një avion i nisur nga aeroporti i Barit, me destinacion Londrën, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Bazelit, si shkak i tymit që përfshiu kabinën e avionit.

Për fat të mirë, përveç pani kut, ulja emergjente nuk shkaktoi të lënduar tek 165 pasagjerët në avion, por 4 nga anëtarët e stafit u ndjenë keq për shkak të tymit dhe u dërguan menjëherë në spital për ndihmë më të specializuar.

Piloti i avionit njoftoi kullën e kontrollit sapo pikasi tymin në kabinë dhe në momentin e uljes ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit ishin të pranishëm në pistë.

Pas uljes së avionit, trafiku ajror në aeroportin e Bazelit u ndërpre për 20 minuta dhe 3 fluturime në mbërritje u zhvendosën në Zyrin dhe Shtutgart. Vonesa pati dhe në nisjen e disa fluturimeve.