Sherri për pronat, turpshme, motrat në moshë zihen tek Eni Çobani për ca pllaka: Jazëk të qoftë…

676
0

Dy motra nga Vlora, Valentina dhe Drita, ishin të ftuara në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

Sherri për pronat ka sjellë motrat nga Vlora përballë njëra-tjetrës në seancën e ndërmjetësimit përballë zonjës Eni.

Çdo gjë ishte në rregull deri në momentin kur dy motrat beqare, të cilat jetojnë me nënën 90-vjeçare dhe janë përkujdesur për babanë deri në momentet e fundit të jetës së tij, vendosën që shtëpinë ta kthejnë në dy dyqane.

Pasi u vu re që dyqanet sillnin të ardhura, vëllai dhe 3 motrat e tjera nisën të kërkonin pjesë dhe kështu nisën konfliktet e njlri pas tjetrit.

Valentina i kërkoi publikisht motrës së madhe që t’ia falin shtëpinë, por 70-vjeçarja këmbënguli se do ta ndjekë me gjyq çështjen dhe se do të marrë pjesën që i takon.