Bledar Istrefi ka rreth 13 vite që u largua nga Shqiperia bashkë me familjen e tij me Lotarine Amerikane dhe që prej asaj dite nuk është kthyer në Shqipëri.
Duke mos ditur gjuhën angleze, fillimisht u punësua në një restorant Italian si pjatalarës dhe më pas si ndihmës kuzhinier. Në fillimet e tij ai nuk mendonte që do i’a dilte dot në Amerikë dhe sedo të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt.
Pas shumë vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të hapë restorantin e tij.
Restoranti i tij tani frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë receta gatimi interesante, duke kominuar kuzhinën italiane dhe atë tradicionale shqiptare.
Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale shqiptare ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët i kanë provuar për herë të parë këto receta.
Në shumicën e rasteve klientët befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë.
Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Bledar Istrefit. Autore e Diaspora: Ledja Liku