Aktori i njohur Laert Vasili do të emërohet së fundmi drejtor i pallatit të Kulturës i qytetit të Durrësit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
Në mbledhjen e ditës së premte të datës 25 shtator pritet të vendoset edhe shkarkimi i drejtorit aktual të këtij institucioni Elio Bajrami.
Sipas disa burimeve mësohet se Bajrami do të marrë një post tjetër po në sektorin e kulturës.
Rendi i ditës:
1.Për miratimin e shkarkimit të Z. Elio Bajramaj nga drejtori i Qëndrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Laert Vasili.