180 celularë kontrabandë kapen në Rinas, vinin nga Turqia

431
0

Një sasi e madhe prej 184 celularësh kontrabandë është kapur nga strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve.

Policia vuri në pranga shtetasin K.B. i cili kishte mbërritur në Rinas nga Stambolli.

Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.