Moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në pjesën e mbetur në këtë javë të parë të muajit shtator. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Dita do të nisë e kthjellët dhe në mesditë do të kemi zhvillim të vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura por kalimtare.
Temperaturat pritet të kenë një rënie të lehtë prej 1-2°C në vlerat e mëngjesit ndërsa ato të mesditës në pothuajse të njëjtat vlera me ato të ditës së sotme (32-35°C).
Për të gjithë ata që e kanë shijuar këtë mot të freskët, ky është një lajm i mirë…e ndërsa për ato që i kanë lënë pushimet në shtator dhe janë në kërkim të diellit, sigurisht që jo.