E mbani mend Paolën tek Piter Pan? Shikoni sa shumë qenka rritur

1725
0

Me siguri të gjithë e mbani mend Paolën, vogëlushen e ëmbël të “Piter Pan”. Paola fitoi dashurinë e të gjithëve me çiltërsinë e saj prej fëmije dhe ëmbëlsinë që e karakterizonte. Ka kaluar më shumë se një vit që nga sezoni i parë i “Piter Pan” dhe Paola tanimë është rritur.

Dy ditë më parë vogëlushja festoi ditëlindjen dhe mbushi 6 vjeç. Në këtë ditë të veçantë e ëma e Paolës postoi një foto të mrekullueshme ku ajo shfaqej duke buzëqeshur para apartatit fotografik, në një sfond plot me ëmbëlsira e tollumbaca.

“Është ditëlindja ime”, shkruhet krahas fotos dhe Paola mori urime pafund nga ndjekësit.

Në një postim tjetër Paola shfaqej me tortën e ditëlindjes me kukullat e famshme LOL.

Më poshtë ju sjellim disa foto të reja nga Paola e cila është rritur shumë që nga mbarimi i “Piter Pan”./Xing.al