Këngëtari i njohur Elton Deda ndodhet momentalisht në Paris. Mes shumë postimeve në profilin e tij të instagramit, një foto e postuar sot në “Muzeun Luvre” ka rënë ndër sy mes të tjerash.
Se Eltoni ka një djalë, këtë shumica e dinte por se si duket djali i tij vetëm sot kantautori ka vendosur ta tregojë. Ai ka publikuar në instagram një foto me të birin në muze ku në sfond duket piktura e një mbreti.
Djali i tij quhet Fjordi dhe në foto shfaqet me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, ndërkohë që i ati ka mbyllur njërin sy. “Me mbretin (Jo ai në sfond)” ka shkruar Elton Deda në përshkrimin e fotos duke e cilësuar kështu djalin si mbret të tijin. Në foto nuk ka munguar komenti i Aurela Gaçes e cila e pyet nëse është djali.
“Çuni?”, shkruan ajo. “Po madam”, i eshte pergjigjur Eltoni. Aurela nuk e ka lënë me kaq dhe ka komentuar sërish: Ueeeee sa është rritur,e paçi me jetë”! “Nja 3 pëllëmbe sipër meje po njëherë. Më fut në katror tani”, ia ka kthyer Eltoni.
Njëjtë si Aurela edhe Rozana Radi ka komentuar se sa është rritur djali : “Marshalla sa eshte rritur! Paste shendet e jeten e gjate!” , shkruan ajo.