Gëzimet për Gaz Pajën s’paskan të mbaruar, pas martesës merr lajmin e ëmbël

1676
0

Gaz Paja aktori i njohur do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël.

Të dy bënë dasmën pak muaj më parë dhe tashmë një dhuratë e bukur pritet të shkojë në familjen e tyre të vogël, një bebe.

Së fundmi aktori Gaz Paja u zgjodh për të qenë pjesë e ekipit të kryebashkiakut Erion Veliaj, për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme.

Mesa duket arritjet dhe gëzimet për të në këtë vit nuk kanë sosur.