Çmenduri në Dhërmi, një “vezë sy” kushton më shtrenjtë se peshku

1682
0

Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rrezikon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë te tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore.

Kështu që një omeletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në një nga resortet e njohura në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350 lekë.

Në total 8 omeleta që ishin porositur, kanë kapur vlerën e 4000 lekëve të reja ose 40 mijë lekëve të vjetra (32 euro)

Në faturë janë shënuar gjithashtu edhe çmimi i një veze të zier, një gote me lëng portokalli dhe një ujë i madh me vlerë 300 lekë secila, po ashtu edhe 7 gota qumësht me vlerë 100 lekë secila.