10 muaj më parë, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë, Kajan. Çifti është treguar mjaft i rezervuar dhe rrallëherë ka publikuar foto dhe video të Kajan dhe fytyrën e tij të plot ende nuk e kanë zbuluar.
Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Veliaj pasi vogëlushi u bë 10 muajsh. Ajola dhe Erioni e kanë uruar Kajan nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale. Veliaj ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer djalin e tij dhe pranë postimit ka shkruar: “U rritëm neve”.
Ndërkohë, Ajola ka publikuar një foto me Kajan në plazh dhe pranë saj ka shkruar: “10 muaj me këtë dritë të vockël por që e ndriçon gjithë botën time”.