Keisi i jep fund lidhjes me Stresin. Ja çfarë ka bëre ajo

1355
0

Reperi i njohur Stresi është komentuar gjatë këto muaj në media për shkak të problemeve me drejtësinë. Ai doli nga qelia pak javë më parë dhe siç dihet gjatë gjithë këtyre muajve një mbështetje e madhe për të ka qenë bashkëshortja Keisi.

Keisi nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram e kujtonte shpesh herë partnerin  saj duke i shprehur publikisht dashurinë. Mirëpo, siç duket mes tyre gjithçka ka marr fund. Keisi dhe Stresi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Bukuroshja brune e ka hequr nga bio i saj mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë dhe të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj. Së fundmi, Keisi ka publikuar një foto ku shihet vetëm dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Jepi mungesë atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”, duke ngritur edhe më shumë aludimet, ndërkohë që Stresi nga ana tjetër ka publikuar vetëm video ku shihet nën praninë e miqve të tij.