Shi, stuhi dhe rrufe, çfarë pritet të ndodhë me motin

1604
0

Sipas parashikimeve sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet.

Kështu bën me dije Instituti i Gjeoshkencave, duke shtuar se gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e sht rëngatës (shoqëruar me rr ufe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.