Pamje të mrekullueshme në Vlorë që të gjithë do donit ti shihnit…supriza në breg të detit (VIDEO)

1305
0

Të shohësh delfinë në detin e Vlorës nuk përbën më një lajm i ri. Megjithatë për herë të parë 4 delfinë njëherësh janë bërë ‘mysafirë’ të pushuesve duke dalë në breg të detit.

Në plazhin Akërni në Vlorë janë mrekulluar nga këto pamje, por megjithatë nuk ka munguar akti human, duke i ndihmuar delfinët të largohen nga cekëtina.

Teksa nuk e kanë shmangur dot entuziazmin për këto pamje të rralla, pushuesit i kanë ndihmuar delfinët të futen në thellësi.

Plazhi i Akernisë ndodhet në njësinë Administrative Novoselë dhe laget nga deti Adriatik