Macron jep lajmin e keq për shqiptarët

672
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se do të bëjë çdo përpjekje për të bllokuar zgjerimin e Bashkimit Europian.

Sipas tij, BE duhet të kalojë në disa reforma të thella, dhe derisa këto të arrihen nuk do të ketë zgjerim.

“Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional”, tha Macron .

Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Po ashtu, kujtojmë që Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në./ Opinion.al E.Xh.