Monika Kryemadhi: Kemi një plan që do t’ju surprizojë

620
0

Në një intervistë në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi tha se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime dhe ndaj opozita nuk ndërhyri.

Sa i përket deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Kryemadhi tha: “Zonja që ka bërë deklaratën nuk e ka shkruar vetë, ia kanë shkruar të tjerët. Zonja nuk e ka të qartë që faktikisht ka një ngërç shumë të madh në atë që thotë. Ajo thotë të shkojnë në zyrë, kush të shkojnë në zyrë. Njerëzit e Edi Ramës nuk kanë për të shkuar në zyrë asnjëherë, sepse do të ketë hapa dhe veprime të tjera që ka për t’i bërë vetëm Edi Rama. Kemi një plan që do ju surprizojë”.