Kush është biznesmeni i njohur për të cilin flet Meta

289
0

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë me mediat, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të mos e quaj më si ‘burri i Monikës’.

Sipas Metës, nëse do ta quante më si të tillë, atëherë edhe ai do ta thërrasë si ‘gruaja e Bilalit’.

Por kush është Bilali për të cilin flet Ilir Meta?

Bëhet fjalë për Bilal Shehun, personin që financoi fotografinë e tij me ish Presidentin Obama. Shehu në 2012-ën, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte i regjistruar si gruaja e Bilalit në një event ku merrte pjesë Presidenti Obama, në mënyrë që të fotografohej me të dhe ta shiste foton si një takim me Obamën në Shqipëri. Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet  nga persona të huaj për fushatat presidenciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.